Përplasi për vdekje 25-vjeçare/ Arrestohet shoferi i trajlerit në Durrës, ishte nga...

Shqipëria

Përplasi për vdekje 25-vjeçare/ Arrestohet shoferi i trajlerit në Durrës, ishte nga...

Më: 8 janar 2021 Në ora: 10:43
Artineda Haskasa

Shoferi i mjetit tip “Trajler” që përplasi për vdekje efektivin e sigurisë portuale në Durrës një ditë më parë është arrestuar nga policia.

Policia njofton se është vënë në pranga F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Nga ngjarja e një dite më parë humbi jetën Artineda Haskasa 25-vjeç, efektive e sigurisë në portin e Durrësit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat