Vrasja e dy motrave/ Merret në pyetje drejtori i shkollës në Greqi, çfarë zbuluan dëshmitarët për Kristinën

Shqipëria

Vrasja e dy motrave/ Merret në pyetje drejtori i shkollës në Greqi, çfarë zbuluan dëshmitarët për Kristinën

Më: 9 janar 2021 Në ora: 06:36
Zhaneta dhe Kristina, Përparim Ademi

Drejtori i shkollës ku kanë studiuar dy motrat e vrara nga Përparim Ademi është një nga personat e parë që është marrë në pyetje nga prokuroria, e cila ka nisur hetimet për trafikim fëmijësh.

Protothema shkruan se prokurorët grekë kanë marrë në pyetje drejtorin e shkollës që frekuentonin dy motrat, Stylianos Tzamos, i cili është shprehur edhe se Kristina dhe Adriana kanë shkuar në shtator të vitit 2018 për të vazhduar shkollën.

Më pas sipas tij Kristina Bardhi u pagëzua si e krishterë në fillim të vitit 2019 në kishën e Shën Barbara.

“Kristina u pagëzua në moshë të madhe në kishën e Shën Barbarës në fillim të viti 2019. Ajo kishte ardhur tek ne në shtator 2018 dhe u diplomuar në qershor të 2020. Ajo na kishte thënë kur erdhi në shkollë se dëshironte të merrte një emër të krishterë dhe të pagëzohej. Mora pjesë në pagëzim me disa nga shokët e saj të klasës sepse ishim të prekur nga vendimi i saj. Në shkollë ajo dëshironte të mësonte dhe të shkruante shumë mirë gjuhën greke. E dija që ajo ishte në vendin tonë për disa vite, fliste shumë mirë greqisht , por donte ta përmisonte gjuhën e saj në  të shkruar,”– ka thënë ai.

Dëshmitarë të tjerë, kanë thënë se dy motrat nuk takoheshin në ambientet e shkollës me Përparim Ademin, por Kristina nuk e frekuentonte rregullisht mësimin dhe mungonte me muaj. Sipas tyre viktima thoshte se vinte në Shqipëri për të ndihmuar familjen.

Hetuesit gjithashtu sipas medieve greke kanë zbuluar se dy motrat e vrara janë arrestuar për prostitucion dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit dhe shitjes së fëmijëve sipas hetuesve dhe familjarëve dyshohet të ketë ndodhur mes viteve 90 dhe 97.

Dy motrat u vranë mesditën e 31 dhjetorit nga Përparim Ademi me automatik brenda shtëpisë së tyre në periferi të Tiranës. Pas ekzekutimit të dy motrave, Ademi u kap nga policia, ndërsa tha para bluve se ishte duke shkuar të dorëzohej. Në daljet e tyre në media, të afërmit e motrave të vrara deklaruan se Ademi i shfrytëzonte ato për prostitucion, ndërsa gjatë viteve të fundit kishin lindur 10 fëmijë, të cilët ishin shitur në Greqi. Pas këtyre deklaratave, autoritetet greke nisën hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat