Rrëshqitja e tokës çan në mes rrugën, bllokohen qindra banorë të zonës në Lezhë

Shqipëria

Rrëshqitja e tokës çan në mes rrugën, bllokohen qindra banorë të zonës në Lezhë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:27
Pamje nga video

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu ka sjellë shembje masive të rrugës që lidh fshatrat e njësisë administrative Ungrenj, segment që lidh Lezhën me Kallmetin.

Segmenti rrugor është bllokuar duke izoluar qindra banorë të kësaj zone të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër për t’u lidhur me qendrën urbane.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet për shkak të rrëshqitjeve të dherave rruga është ndarë në dy pjesë. Për pasojë është bërë i pamundur qarkullimi i mjeteve në segmentin në fjalë.

Lezha vijon të jetë mes qarqeve më problematike në vend sa i takon përmbytjeve.

Me kërkesë të autoriteteve vendore, dje në Lezhë mbërritën forcat e ushtrisë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave. E dëmtuar vijon të jetë ura e Gjadrit.

Zonat me rrezik për shkak të rrëshqitjeve të dheut janë Torovica si dhe lagjja Varosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat