Ky është vendi ku do ndërtohet spitali i premtuar nga Erdogan

Shqipëria

Ky është vendi ku do ndërtohet spitali i premtuar nga Erdogan

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:26
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Fierit, pikërisht në vendin ku pritet të ndërtohet spitali rajonal i këtij qyteti i premtuar nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Vendi ku pritet do të ndërtohet spitali quhet pylli i Levanit.

Gjatë inspektimit te vendit ku do të ndërtohet spitali rajonal, kryeministri Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

Kujtojmë se gjatë vizitës së Ramës në Turqi, presidenti Erdogan premtoi se spitali në Fier do të ndërtohet brenda 7 prillit.

Më pas kryeministri Rama inspektoi edhe një pjesë të tokave bujqësore në fshatin Cerven, pranë urës së Mifolit,  që u përmbyten gjatë ditës së djeshme prej daljes nga shtrati të lumit Vjosë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat