‘Vëllazërimi, virtyt që na thërret…’/ Komunitetet fetare marshim paqeje në qendër të Elbasanit

Shqipëria

‘Vëllazërimi, virtyt që na thërret…’/ Komunitetet fetare marshim paqeje në qendër të Elbasanit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:14
Foto Ilustrim

Ditën e sotme Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar organizoi “Marshimin e Paqes 21”.

Ky marshim tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Elbasanit, e që vit pas viti pritet shumë mirë nga banorët e këtij qyteti.

Gjithashtu ky aktivitet u organizua sipas rregullave anti-covid të vendosura nga Komiteti Teknik.

Tema e Marshimit për këtë vit ishte, “Vëllazërimi, virtyt që na thërret... për bashkëpunim shoqëror e kombëtar”.

Krerët e bashkësive fetare bënë thirrje për respektimin e njëri-tjetrit dhe dinjitetit njerëzor. Duke qene se ky vit është edhe vit zgjedhjesh për Shqipërinë, gjithashtu ata bënë thirrje për mos përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe respektimin e bindjes së tjetrit, qoftë ajo edhe kundër bindjes tënde. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat