Rruga e fshatrave të Malsisë së Krujës dy ditë e bllokuar, bashkia ka punë të tjera…

Shqipëria

Rruga e fshatrave të Malsisë së Krujës dy ditë e bllokuar, bashkia ka punë të tjera…

Më: 10 janar 2021 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Rruga që lidh fshatrat e Malësisë së Krujës si Kroi i madh, Bruz mal, Bruz Zallë, Rrëzë me pjesën tjetër të vendit është bllokuar dhe është e pakalueshme.

Shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu e gurësh.

Janë rreth 570 banorë të këtyre fshatrave që janë të bllokuar.

E vetmja mundësi kalimi për këta banorë është nga ana e Kamzës nëpërmjet Bovillës e cila është një rrugë alternative por tepër e amortizuar.

Dhe pse rruga është bllokuar që parmbrëme akoma asnjë ndërhyrje nga ana e bashkisë për zhbllokimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat