Shqipëria nën “mbretërimin” e ujit, përmbytjet nuk kursejnë as Xhaminë e “Plumbit”

Shqipëria

Shqipëria nën “mbretërimin” e ujit, përmbytjet nuk kursejnë as Xhaminë e “Plumbit”

Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:16
Xhamia e “Plumbit”

Shirat me intensitet të lartë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes duke bërë që situatë përmbytjeve të vijojë të jetë shqetësuese.

Autoritetet paralajmërojnë reshje edhe në orët në vazhdim, çka mund ta bëjë edhe më të vështirë situatën.

Si pasojë e shirave të ditëve të fundit dhe prurjeve të lumejve Kir dhe Drin, hartës së përmbytur nuk i ka shpëtuar as Xhamia e Plumbit, e cila është një monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër.

Xhamia e “Plumbit” ose Xhamia e Mehmet Pashë Bushatit u ndërtua në vitin 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushati (Plaku), themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës.

Kjo xhami është një nga ndërtesat më të vjetra të Shkodrës dhe xhamia më e madhe dhe më e bukura e Shqipërisë deri në gjysmën e parë të shekullit XX, periudhë në të cilën filluan të ndërtohen xhami të dimensioneve të mëdha.

Xhamia ka qenë e veshur me plumb dhe nga kjo u quajt “Xhamia e Plumbit. Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, e përfshirë mes 50 objekteve më të bukura myslimane në botë.

Situata më shqetësuese paraqitet në Lumin e Shkumbinin, që është fryrë dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Rrëshqitje dherash në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas në fshatin Pishkash.

Kalimi i automjeteve bëhet me kujdes.

Policia drejton shoferët, ndërsa pritet që punonjësit e firmës se mirëmbajtjes së rrugëve të pastrojnë aksin.

Gjatë natës edhe në qarkun e Lezhës reshjet kanë qenë intensive. Në Zadrimë, Torovicë, Spiten, tresh dhe Gjorm të Kurbinit janë 2800 hektarë tokë nën ujë, ndërsa 27 familje janë evakuuar.

Problem mbetet rrëshqitja e dherave dhe gërryerjet nga lumenjve. Prurjet e mëdha te lumit Droje kane shkatërruar rrugën e fshatit Shpërdhet pranë Mamurrasit.

Edhe në Kurbin situata vijon të jetë problematike. Në fshatin Shpërdhet është shkatërruar rruga duke izoluan banorët si dhe janë dëmtuar këmbët e urës, e ndërtuar vetëm 2 vite më parë. Nën ujë 2800 ha tokë dhe janë evakuuar 27 familje.

Vijon prej 72 orësh përmbytja në fshatrat Murqine, Mallkuç dhe Bilaj. Me qindra hektarë tokë vijon të jetë nën ujë.

E njëjta situatë paraqitet dhe në fshatrat fushore të Ishmit si Gjuricë, Fushkapedane, Fushkertushaj etj, ku sipërfaqe prej dhjetëra hektar toke bujqësore janë nën ujë prej 72 orësh.

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë shkaktuar probleme edhe në disa akse rrugore të qarkut verior të Kukësit.

Sipas raportimeve të Bashkisë prurjet e madhe të ujërave nga përrenjtë e lumenjtë kanë dëmtuar pjesërisht segmentin Ura e Lapajve-Fshat-Grykë-Çaj, por ndërhyrja me fadromat dhe punonjësit e bashkisë e kanë pastruar atë.

E rëndë situata paraqitet edhe në zonat e jugut, ku dalja e lumenjve rrezikon përmbytje të tjera në Vlorë, Fier dhe Sarandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat