Nënshkodra në rrezik, rritet niveli i ujit në Bunë dhe liqenin e Shkodrës

Shqipëria

Nënshkodra në rrezik, rritet niveli i ujit në Bunë dhe liqenin e Shkodrës

Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë ditëve të fundit në vend, nën Shkodra tashmë është në rrezik.

Mësohet se niveli i Bunës vijon që të rritet ndërsa fshati Obot gjendet në rrezikun e ujit.

Buna rrezikon që të dalë nga shtrati ndërsa situata kritike duket edhe me Liqenin e Shkodrës, i cili pritet të ketë dalje tek ura e vjetër.

Probleme me energjinë nuk ka, ndërsa banorët e fshatit Obot kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Një prej tyre thotë për mikrofonin e ABC se banesa e tij nuk është përmbytur, por situata duket kritike.

Gjithashtu raportohet se hidrometri tregon probleme në zonën e Dajçit, kur prurjet po arrijnë një pikë kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat