Përleshje në Sarandë, i riu qëllohet 4 herë me thikë

Shqipëria

Përleshje në Sarandë, i riu qëllohet 4 herë me thikë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:17
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen  e së dielës  në qytetin e Sarandës.

Dyshohet se pas një  grindje banale mes të rinjsh ka ngelur i plagosur me thikë një 20 vjecar, banor i Sarandës.

20 vjecari me inicialet R. A., është transportuar në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” i goditur me thikë.

Mësohet se i riu ka katër goditje në pjesën e pasme dhe në duar.

Grupi hetimor ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun dhe autorin e kësaj ngjarjeje.

Sipas bluzave të bardha, gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat