Mbaruan pushimet, por në disa shkolla nuk ka filluar mësimi - në Elbasan u bojkotua

Shqipëria

Mbaruan pushimet, por në disa shkolla nuk ka filluar mësimi - në Elbasan u bojkotua

Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:42
Mësimi nuk ka nisur në disa shkolla.

Pas pushimeve të gjata dimërore nxënësit i janë rikthyer shkollës. Mësmi do të vijojë i alternuar, disa ditë në klasë dhe disa të tjera online.

Në shkolla do të vijohet të respektohen rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik për distancimin fizik.

Por mësimi nuk ka nisur në disa shkolla.

S’kemi ngrohje

Në Elbasan nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Europa” , kanë bojkotuar ditën e sotme mësimin. Shkak për këtë është bërë mungesa e ngrohjes në ambientet e institucionit.

Prindërit dhe nxënësit kanë dalë me pankarta në duar, teksa kërkojnë zgjidhje për këtë problem.

“Kam shumë ftohtë. Nuk shkruaj dot. Vij nga shtëpia me xhup, me shall, me dorashka dhe nuk shkruaj dot. Pavarësisht se s’ka bërë shumë ftohtë deri tani, do të bëjë. Kemi kaluar 5-6 vite pa ngrohje. Duam ngrohje dhe kjo është thirrja kryesore”, shprehet njëra prej nxënësve.

Ata thonë se shkolla ka thuajse 3 vite që nga koha kur kaldajat kanë dalë jashtë përdorimit dhe pavarësisht thirrjeve të tyre, Bashkia e Elbasanit nuk ka marrë masa.

Edhe në Obot mësimi ka rinisur pasi nxënësit janë transportuar në shkolla me mjetet e ushtrisë

Pa mësim

Në njësinë administrative Velipojë mësimi nuk ka nisur pasi uji ka hyrë brenda në shkollë.

Në Theth, Shosh dhe Malësi të Madhe bllokimi nga bora është bërë shkak për mos nisjen e mësimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat