Rama me gazetarët para vaksinimit: Ka nga ata që thonë ‘po e bëre, vdes në vend’!

Shqipëria

Rama me gazetarët para vaksinimit: Ka nga ata që thonë ‘po e bëre, vdes në vend’!

Më: 11 janar 2021 Në ora: 13:08
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një batutë, teksa foli për nisjen e vaksinimit në Shqipëri, pasditen e sotme në orën 15:00.

Rama iu kërkoi gazetarëve të mbyllë konferencën, pasi tha me të qeshur se duhet të shkojë të japë amanetet e fundit, se nuk i dihet si mund t’i shkojë vaksina.

“Tani ta mbyllim, të shkoj të jap edhe unë amanetet e fundit, se nuk i dihet si shkon vaksina, se na mbajtët shumë gjatë këtu. Janë dhe ata që thonë se po e bëre vaksinën vdes në vend. Në orën 15:00, këtu jemi prapë”, tha Rama.

Ndërkohë, i pyetur nëse do të penalizohen mjekët apo infermierët, që refuzojnë të bëjnë vaksinën, Rama u përgjigj se “Vaksina nuk është e detyrueshme. Askush nuk penalizohet, nëse nuk do të vaksinohet. Mjekët dhe infermierët nuk kanë për të refuzuar, sepse e dinë që kjo nuk është lojë dhe nuk kanë dyshim se Bill Gates po futet t’iu marrë me chip formulat se si ata shpëtojnë njerëzit. Unë si Edi Rama nuk do doja t’i zija radhën askujt për vaksinën, por pikërisht se vaksina është e nevojshme, duke parë edhe cfarë kanë bërë kolegë të mitë në vendet e tjera, do jem sot këtu për ta bërë. Di që do jetë profesoresha Najada Çomo, profesor Tritan Kalo. Unë gjithmonë që respektoj gratë, kështu që profesoreshë Najada duhet ta bëjë e para, mes ne burrave do të gjendet gjuha e përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat