Situata nga moti në Lezhë/ 4050 ha tokë nën ujë, 30 familje të evakuuara

Shqipëria

Situata nga moti në Lezhë/ 4050 ha tokë nën ujë, 30 familje të evakuuara

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC në bashkitë e Lezhës, vijojnë përmbytjet në disa zona. Kështu 4050 ha tokë bujqësore ndodhen nën ujë. Deri tani ka edhe 30 familje t♪7 evakuuara.

Situata në qarkun Lezhë deri në orën 13.30, të datës 11.01.21,

-Në shkallë qarku gjatë ditës nuk kemi reshje.

-Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC në bashkitë, kemi:
-Sasia e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve është rreth 40 mm.
-kemi 30 familje te evakuara, konkretisht: 27 në bashkinë Lezhë dhe 3 në bashkinë Kurbin;
-kemi të permbytur 4050 ha tokë bujqësore dhe konkretisht:
-në bashkinë Lezhë 3600 ha, nga keto në Zadrim 1800 ha, ish këneta e Torovicës 1100 ha dhe në Bregun e Mates 700 ha tokë bujqësore.
-në bashkinë Kurbini 450 ha takë bujqësore.

-hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike. Në hidrovorin Balldre kemi një pompë me difekt, po punohet për riparimin e saj.

-rezervuarët jnë në monitorim të vazhdueshem dhe vazhdon shkarkimi i tyre;

-gjendja e akseve rrugore eshte pa probleme. Nga bashkite vazhdon puna per pastrimin nga inertet dhe largimit te dherave ne disa segmente nga reshqitja e tokes.

-furnizimi me ujë dhe me energji elektrike eshte pa probleme;

-në mbeshtetje të bashkisë Lezhë kemi 10 forca dhe 2 makina të repartit ushtarak Vau i Dejes.

-Hidrocentralit Ulez-Shkopet, shkarkon 400 m3/sek.

-Shtabet emergjencave dhe strukturat përkatese, janë në gatishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e shirave.
Niveli i ujrave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë

-Lumi Drin është 2 m, (nga kuata 2m kritike);
-Lumi Gjadër është 6 m, (nga kuata 8.5m kritike);
-Lumi Mat është 3m, (nga kuata 4 m kritike);

– në hidrovorin Balldre, është -1.00 m( nga -1.5 m kuote kritike),
– në hidrovorin Ishull Shengjin, është -0.4 m(nga -0.5 m kuote kritike),
– në hidrovrin Tale, është 0.00 m (nga -1.00 kuote kritike),
– në hidrovorin Shllinza, është -0.4 m( 0.00 m kuote kritike),
– në hidrovorin Droje, është 0.00 m ( nga 0.00 m kuote kritike).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat