“Tregoni burimin, kontratën, çmimin”/ Fuga skeptik për vaksinat

Shqipëria

“Tregoni burimin, kontratën, çmimin”/ Fuga skeptik për vaksinat

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:29
Artan Fuga

Profesori i njohur Artan Fuga reagon pas nisjes së vaksinave anti-Covid në vendin tonë dhe ku ndër “pacientët” e parë ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Akademiku e cilëson trafik jo transparent, jo legal duke kërkuar logon e laboratorit, burimin e shpërndarjes, kontratën, çmimin etj. Ai thekson se shëndeti publik kërkon transparencë maksimale.

Artan Fuga: Ore, po pse mo edhe vaksinat me trafik jo transparent, jo legal, do t’i cpojme bythet ne? (Me falni per termin) Tregoni mo jo vetem logon e laboratorit, por edhe burimin e shperndarjes te tyre, kontraten, cmimin, etj., mos trembni miletin, sepse shendeti publik do transparence te plote. Ore mund te shesi njeri medikamente duke thene i gjeta ne rruge? Shendeti publik kerkon transparence maksimale. Nuk ka sekret per origjinen nga vijne vaksinat! Nuk jemi ne kamp perqendrimi ku mjeku te fut injeksionin pa te dhene garancite e transparences.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat