Bushati tregon rolin e Shqipërisë në afrimin e Athinës me Shkupin

Shqipëria

Bushati tregon rolin e Shqipërisë në afrimin e Athinës me Shkupin

Më: 11 janar 2021 Në ora: 22:16
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se Shqipëria ka luajtur rol në afrimin e Athinës me Shkupin, për shkak të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. 

Në intervistën për emisionin “Real Story” në “News 24”, ish-kryediplomati deklaroi se Greqia ka pasur çështje të rënda për diskutim, të cilat i quajti “patate të nxehta”. 

“Çështja çame rezulton se është ngritur edhe në nivel kryeministrash edhe më parë. Por, ne për herë të parë e vendosëm në tryezë këtë çështje, me palën greke. Në negociata ngritëm baza besimi. Greqia kishte dy çështje me rëndësi, me ne, por edhe me Shkupin.

Greqia kishte dy patate të nxehta në dorë, mund ta themi në mënyrë figurative. Shqipëria luajti rol në afrimin e Athinës me Shkupin. Kjo ndodh, sepse shqiptarët janë komb shtet-formues në Maqedoninë e Veriut. Çështjet me rëndësi për ne janë diskutuar”, tha Bushati.

Ndërsa u ndal te çështja e detit, Ditmir Bushati u shpreh se ajo mund të zgjidhet sepse po diskutohet në nivel kryeministrash.

“Procesi ka shkuar në nivel kryeministri dhe ka vullnet politik për të çuar çështjen përpara. Rama, Tsipras, Samaras kanë qenë në dijeni të çdo hapi që bëhej në proces. Janë shtuar bisedat sy më sy, e kjo besoj do dërgojë drejt zgjidhjeve”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat