Vota e emigrantëve/ Korrigjohet Gjendja Civile! Nuk janë 32 mijë, por vetëm 900 shqiptarë të regjistruar

Shqipëria

Vota e emigrantëve/ Korrigjohet Gjendja Civile! Nuk janë 32 mijë, por vetëm 900 shqiptarë të regjistruar

Më: 12 janar 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Votimi i emigrantëve është një nga detyrat më të vështira që ligjvënësit i ngarkuan KQZ-së dhe që tani kanë filluar të dhënat kontradiktore.

Ditën e shtunë, KQZ-ja shpërndau një relacion të projekt-aktit se si do të votojnë emigrantët në zgjedhjet e 25 prillit. Referuar të dhënave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, KQZ-ja informoi se në sistem ishin regjistruar 32 mijë emigrantë që mund të votonin.

Nëse do të votonin të gjithë, mjaftonin për tri mandate deputetësh në parlament. Por, vetëm dy ditë më pas, gazeta “Panorama” mëson se Drejtoria e Gjendjes Civile ka korrigjuar të dhënat e emigrantëve të regjistruar në sistemin për të dhënat, në mënyrë që të votojnë. Nuk është 32 mijë, por rreth 900 të tillë.

Gjendja Civile ka nënvizuar në përgjigjen që i ka çuar KQZ-së se të dhënat e para ishin gabim dhe i ishin referuar një informacioni të vjetër. Në draftin e KQZ-së të publikuar të shtunën thuhet se, një sistem do të mundësojë regjistrimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një projektvendimi që pritet të miratohet se shpejti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të regjistrohen, por fillimisht të deklarojnë vendbanimin e tyre. Shtetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamentare do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZsë, i cili gjithashtu do të bëjë verifikimin e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave: 1- Mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjareve, 2-Mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID. Nëse këto të dhëna nuk përputhen, sistemi do të njoftojë automatikisht shtetasin për rezultatet e mospërputhshmërisë/mosregjistrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat