Të moshuarit shkojnë në stadium, kërkojnë të vaksinohen, nuk lejohen brenda

Shqipëria

Të moshuarit shkojnë në stadium, kërkojnë të vaksinohen, nuk lejohen brenda

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Kjo e martë shënoi edhe nisjen e ditës së dytë të vaksinimit anticovid.

Procesi i vaksinimit po zhvillohet në 60 sportelet e stadiumit “Air Albania”, ndërkohë që dozat e para po i marrin personeli shëndetësor që është në front të parë të luftës me virusin.

Sot po ndiqen rastet e epidemiologëve në rang vendi, ndërkohë që në dyert e stadiumit janë paraqitur edhe të moshuar.

Kjo angari ka ardhur si rezultat i mospasjes së një informacioni të saktë se kur do të nisë procesi i vaksinimit të tyre.

Sakaq kryeministri Edi Rama ka vizituar ambientet e Air Albania, ndërkohë që gjatë një diskutimi me Silva Binon është informuar që vaksinimi i të moshuarve do të nisë krahas atij të personelit shëndetësor. Gjithsesi një datë të saktë ende nuk ka.

“Të moshuarit do të fillojnë menjëherë krahas personelit shëndetësor”, dëgjohet të thotë Bino, shkruan Ora News.

Edhe ditën e djeshme, ka pasur një numër të lartë të qytetarëve që i janë drejtuar stadiumit “Air Albania” për të marrë dozën e parë të vaksinës, por nuk janë lejuar të futen brenda për shkak se është caktuar një radhë e vaksinimit ku primare janë bluzat e bardha dhe të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat