Pas Tiranës ky është qyteti i dytë ku do nisë vaksinimi në Shqipëri

Shqipëria

Pas Tiranës ky është qyteti i dytë ku do nisë vaksinimi në Shqipëri

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:17
Edi Rama

Pas Tiranës, të shtunën nis vaksinimi anti-covid në qytetin e Vlorës.

Burime nga bluzat e bardha në Vlorë thonë se po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambient, është ai i palestrës së basketbollit.

Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, ende nuk dihet numri i dozave që do mbërrijnë në Vlorë.

Një tjetër qytet ku pritet të nisë vaksinimi pas Tiranës është edhe Shkodra, duke e bërë kështu që të shmanget përqendrimi shumë i madh në kryeqytet.

Vaskinimi nisi ditën e djeshme në kryeqytet me 60 dozat e para nga Pfizer. E para që u vaksinua ishte drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo dhe pas saj, kryeministri Edi Rama. Deri më tani, Shqipëria ka siguruar 975 dozat e para të vaksinës.

Më herët, kryeministri Rama është shprehur se vendi ka siguruar 500 mijë doza tëvaksinës nga kompania Pfizer, dhe se të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat