Dëmtimi i rrjetit të tensionit të lartë/ 70% e qarkut të Beratit në errësirë totale

Shqipëria

Dëmtimi i rrjetit të tensionit të lartë/ 70% e qarkut të Beratit në errësirë totale

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:25
Ilustrim

Një defekt në linjën e tensionit të lartë 220 KV të OST-së, ka lënë në errësirë të plotë  pothuasje 70% të qarkut të Beratit.

Aktualisht furnizohen me energji elektrike vetëm qendrat e 5 qyteteve:

Berat, Kuçovë, Skrapar, Poliçan dhe Urë-Vajgurore, ndërkohë që pjesa tjetër e qarkut vijon të jetë pa energji që prej orës 18:00 të mbrëmjes së sotme.

Ende nuk bëhet e ditur nga ana e specialistëve të OSHEE-së se kur do të riparohet avaria në linjën e tensionit të lartë dhe kur do të rikthehet energjia elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat