Skandali në Covid-2/ Revoltohet mjeku: Është diabolike t’i fusësh të gjithë në një thes!

Shqipëria

Skandali në Covid-2/ Revoltohet mjeku: Është diabolike t’i fusësh të gjithë në një thes!

Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:59
Gent Stroni

Mjeku infeksionist Gent Stroni ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ ku mes të tjerash ka komentuar dhe skandalin e publikuar mbrëmë në emisionin investigativ “Stop” ku sanitarja e spitalit COVID-2, hiqej si infermiere dhe i kishte zhvatur 8 milionë lekë një vajze që në këmbim të kujdesej për nënën e saj të sëmurë.

Mjeku tha se nuk mund t’i fusësh të gjithë në një thes, pavarësisht faktit që ata që humbasin të dashurit mund të kenë shuëm dhimbje.

“Është shumë diabolike që të mund të përziesh dhe t’i fusësh të gjithë në një thes.

Pavarësisht faktit që ata që humbasin të dashurit, me të drejtë, apo i justifikoj që dhimbja e tyre mund t’i çojë në mendime të tilla, nëse iu bëhet shërbimi apo jo” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat