"Këtu jam larë...", Surpriza/ Rudina Hajdari zbulon qytetin ku do të kandidojë për zgjedhje

Shqipëria

"Këtu jam larë...", Surpriza/ Rudina Hajdari zbulon qytetin ku do të kandidojë për zgjedhje

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:53
Rudina Hajdari

Është pritur me interes qarku se ku do të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit. Deputetja e zgjedhur nga Partia Demokratike refuzoi dorëzimin e mandatin dhe vijoi qëndrimin në Parlament. Largimi i saj nga PD-ja bëri që Hajdari të angazhohet në një parti tjetër politike për të konkurruar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo i është bashkuar Nismës Thurje dhe më 25 prill do të kandidojë nën këtë sigël. është përfolur se Hajdari do të kandidonte në Tiranë apo dhe në Shkodër, por qyteti që ajo ka zgjedhur është surprizë.

Rudina Hajdari ka zgjedhur qarkun e Elbasanit që të kandidojë për deputete në emër të Nismës Thurje.

Njoftimin e bëri ajo vetë në një komunikim me video duke u treguar mjaft e guximshme në fjalët e saj teksa thotë se do të luftojnë krimin në këtë qytet, i kapur prej vitesh nga ai.

Hajdari zbulon se ka zgjedhur Elbasanin jo vetëm se është larë në Shkumbin dhe ka pirë ujë nga burimet e pastërta të qarkut, por se besoj që ky qytet mund të bëhet.

“Kam vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kandidoj në qarkun e Elbasanit si kandidate e Nismës Thurje. Zgjodha Elbasanin jo vetëm se ndjehem e bekuar që jam larë në lumin Shkumbin, kam pirë nga burimet e pastra të ujit dhe kam kaluar një pjesë të fëmijërës, por sëbashku me të rinjtë besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale dhe jo të damkoset si vend i krimit”, shprehet hajdari.

Postimi i plotë

Miq, dua t'ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.
Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.
Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen.
Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit.
Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit.
Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al.
Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim.
Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë.
Eja bashkohemi!
Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!
Ju falenderoj nga zemra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat