Shkarkohet nga detyra prokurori i Lezhës, Bardhok Lleshi

Shqipëria

Shkarkohet nga detyra prokurori i Lezhës, Bardhok Lleshi

Më: 15 janar 2021 Në ora: 10:53
Bardhok Lleshi

Bardhok Lleshi, prokuror i Rrethit Lezhë është shkarkuar ditën e sotme nga detyra.

Në seancë dëgjimore të Vettingut ishte Elona Mihali, gjyqtare e  rrethit Vlorë.

Prokurori Bardhok Lleshi, i cili po hetohej për kriterin e pasurisë pretendoi njëanshmëri dhe kërkoi përjashtimin e trupës së KPK-së, duke shtyrë seancën dëgjimore disa ditë më parë.

Sipas tij, trupa kishte qenë e njëanshme, pasi kishte rrëzuar më parë një kërkesë të tij për riçeljen e hetimit pasuror dhe hapjen e hetimit administrative për dy kriteret e tjera.

Bardhok Lleshi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua si prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2009, ai u transferua në Prokurorinë e Lezhës ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Në vitin 2014, Lleshi u kallëzua penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për fshehje pasurie në vlera të mëdha dhe mosdeklarim të pasurive, por çështja u pushua nga prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat