Veliaj uron ditëlindjen e FRESSH: Për fitoren më 25 prill, për Shqipërinë e mirë

Shqipëria

Veliaj uron ditëlindjen e FRESSH: Për fitoren më 25 prill, për Shqipërinë e mirë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:23
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë një urim të veçantë për 29 vjetorin e FRESSH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se sot nuk mund të festohet për shkak të situatës me pandeminë, por u kërkon të rinjve të FRESSH, që këto 100 ditë para zgjedhjeve të bëjnë një sprint për Shqipërinë e mirë.

“Gëzuar ditëlindjen @FRESSHAL. Së shpejti do festojmë sërish, por si fillim – sprint 100 ditë për fitoren në 25 Prill, për Shqipërinë e mirë që vetëm e majta progresiste mund ta rindërtojë pas tërmetit e ta rimëkëmbe pas pandemisë!”, shkruan ai në Twitter.

Të rinjtë luajnë një rol të veçantë në vendin tonë, ndërsa kujtojmë se Tirana është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022 dhe pret që vitin tjetër i gjithë vendi të mbushet me të rinj nga e gjithë bota.

Tirana do të ketë një program ambicioz që do të synojë të adresojë nevojat e të gjithë të rinjve të saj dhe jo vetëm si dhe do të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat