Prej dy javësh/ Tokat në Zhabjak dhe Kalush në Rrogozhinë ende të mbuluara nga uji

Shqipëria

Prej dy javësh/ Tokat në Zhabjak dhe Kalush në Rrogozhinë ende të mbuluara nga uji

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:24
Ilustrim

Prej dy javësh 110 ha siperfaqe e mbjellë me grurë dhe jonxhë është e përmbytur. Banorët e këtyre dy fshatrave pohojnë se ujërat qëndrojnë në këto toka disa javë. Bllokimi i kanaleve kullues ka sjellë këtë situatë që shihni në pamjet me dron.

Moti i keq me reshje të shumta dhe me ngrica nuk po favorizon prodhuesit. Ata i tremben kalbëzimit të të mbjellave, ndaj kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin e kanaleve.

Disa prej tyre, të mërzitur me situatën që përsëritet çdo sezon shirash,tokat i kultivojnë vetëm në sezonin veror.

Niveli i ujërave po bie ngadalë, për shkak të mungesës së kanaleve kullues. Rrjeti që rrethon tokat bujqësore është i gjithi i bllokuar duke i kthyer këto zona eë kënetore. Dëmet në të mbjella janë të shumta, dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë nga bashkia dhe bordi kullues për largimin e ujërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat