Dita e pestë, vijon procesi i vaksinimit kundër koronavirusit. Mjekët dhe infermierët marrin dozat e para të Pfizer

Shqipëria

Dita e pestë, vijon procesi i vaksinimit kundër koronavirusit. Mjekët dhe infermierët marrin dozat e para të Pfizer

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:01
Pocesi i vaksinimit

Sot është dita e pestë që po zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’. Mjekë dhe infermierë do të marrin dozën e parë të vaksinës së Pfizer pasi ndodhen në vijën e parë të luftës me sëmundjen.

975 dozat e para të siguruara të vaksinës Pfizer erdhën ditën e hënë dhe të parë që do të kenë mundësinë e një ‘arme’ në luftën kundër virusit janë mjekët, infermierët dhe epidemiologët .

Ditën e parë të procesit të vaksinimit, mori dozën e parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh më pas se nuk ka pasur asnjë efekt anësor. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë pritet që brenda Janarit të vijnë 10750 doza të vaksinës së Pfizer për të vijuar procesin e vaksinimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat