Rama bën bilancin e përmbytjeve/ Basha: Vesh dështimin si sukses

Shqipëria

Rama bën bilancin e përmbytjeve/ Basha: Vesh dështimin si sukses

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:04
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas bilancit që ky i fundit bëri për situatën e përmbytjeve në vend. Rama në fjalën e tij bëri një krahasim të vitit 2021 me vitin 2010, ku tha se kjo qeveri është më e përgjegjshme se ajo që ishte para 11 viteve.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Basha tha se Rama gënjen në çdo fjalë që thotë, duke shtuar se prej tetë vitesh vazhdon propagandën e tij.

Për kreun demokrat, kryeministri i vesh si sukses edhe dështimet e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe ta rrëzojnë në 25 prill.

“Kjo është e vetmja qeveri në botë që bën propagandë. Ulet dy orë një kryeministër për tetë vjet dhe tregon histori. Të gjithë dinë që përmbyrtja ka ardhur nga kaskada. Njerzit janë përmbytyr dhe ky vazhdon për propagandë akoma.

Në vend të mendoj për hallin e njerëzve që mes pandemisë, krizës ekonomike dhe përmbytjeve, kur pritet edhe një acar del pa pikë turpi dhe tregon histori.  Tetë vite bën vetëm propagandë dhe vetëm duke fajësuar të tjerët për gabimet e tij.

Ky dështak prodhon vetëm dëshitm. Ka vetëm një zgjidhje, të gjithë bashkë ta largojmë. Mijëra familje janë në çadra, qindra mijëra janë pa punë dhe ka ardhur koha ta largojmë. Edi Rama ka dështuar dhe sot ishte vula e fundit e turpit”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat