Vasili: Propaganda e Ramës provokim i ulët për shqiptaret nën ujë dhe pa shtëpi

Shqipëria

Vasili: Propaganda e Ramës provokim i ulët për shqiptaret nën ujë dhe pa shtëpi

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:56
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot përmes një deklarate për mediat, lidhur me situatën e përmbytjeve në vend si edhe deklaratat e kryeministrit Rama për këtë cështje. Vasili u shpreh se në ditët shumë të renda të përmbytjeve ku të gjithë qytetarët nga veriu në jug ishin mbërthyer në darën e kësaj fatkeqësie natyrore e cila ende nuk ka kaluar, Edi Rama u zhduk dhe struktura e tij shtetërore qoftë dhe për sy e faqe u vu në lëvizje vetëm mbas kërkesave e insistimit të opozitës

Shqiptarët nuk kanë nevojë për propagandë. Kanë nevojë për një qeverisje e një kryeministër që i rri punës të koka. Që kryen detyrën për të cilën paguhet e është mandatar. Të cilit i flet puna dhe nuk i flasin dënglat e propagandës.

Pasi dënglat e propagandës shtojnë mjerimi, shtojnë hallet por shtojnë sigurisht dhe rrisnin pafundësisht të drejtën e qytetarëve që në 25 prill ta godasin fort, egër, propagandën dhe të votojnë qeverinë, njerëzit që punojnë e nuk bëjnë fjalë. Koha e llafeve , koha e propagandave komunisto- gëbelsiane ka mbaruar. Shqiptarët nuk kanë ndër mend dhe nuk duan më kurrë të përballen me mjerimin dhe propagandën e të rikthehen në kohën e tollonit të bukës si në prag të viteve 90 kur ata u detyruar të linin Shqipërinë.” u shpreh Vasili.

Ja deklarata e plotë:

Sot që dielli u rishfaq sërish në Shqipëri, u shfaq dhe Edi Rama. Në ditët shumë të renda të përmbytjeve ku të gjithë qytetarët nga veriu në jug ishin mbërthyer në darën e kësaj fatkeqësie natyrore e cila ende nuk ka kaluar. Edi Rama U ZHDUK dhe struktura e tij shtetërore qoftë dhe për sy e faqe u vu në lëvizje vetëm mbas kërkesave e insistimit të opozitës. Pas kërkesës dhe thirrjeve të bëra dhe nga kjo foltore. Pak kërkesave dhe tërheqjes së  vëmendjes të bërë dhe nga Presidenti i Republikës etj. pasi u zhdukën e nuk shfaqeshin gjëkund. Dhe në pikun përmbytjeve ku të gjithë prisnin Kryeministrin të ndërmerrte veprime dhe të bënte detyrën e tij si kryeministër ju patë shoën me trastën me vaksina klandestine të panjohura, të paditura nga erdhën dhe sot e kësaj dite. Një nga operacionet më të dyshimta e  më të pasigurta ndonjëherë. Për dy ditë rresht një kryeministër që u ngul para medieve vetëm e vetëm që të hiqte vëmendjen nga përmbytjet, nga ky hall i madh.

Shqiptarët përfundimisht e kanë shumë të qartë që në rast se ka një fatkeqësi natyrore siç është tërmeti nuk kanë kryeministër, nuk kanë struktura. Ju kujtoni që nuk kishin as qen për të bërë kërkimet  dhe as mjetet e domosdoshme deri dhe lopata.  Dhe shyqyr  që ishin ndërhyrjet e vendeve mike të cilat zgjidhën  situatën. Në kulmin e pandemisë asnjë mjet mbrojtës. 31 mjeke humbën  jetën. Mijëra qytetarë nuk merrnin dot ndihmën mjekësore. Mijëra të tjerë u zhytën në varfëri sepse asnjë ndihmë nga qeveria nuk u jepnin. Tani kemi përmbytjet. Patë propagandën e radhës. Pasi kaloi tërmeti  gjerë e gjatë, të paktën lëkundjet natyrore, patë orë të tëra bisedat e Edi Ramës dhe llogjet e tij për gjoja rindërtimin e famshëm. Rindërtim i cili ka lënë 90 e ca % të njerëzve përjashta në acarin që ka filluar. Ditë akoma më të vështira.

Në pandemi ndodhi e njëjta gjë. Momentin që nuk testonin e nuk ndërmerrnin asnjë hap thoshin e kaluam. E mbani mend majin e vitit që shkoi ku deklaroi Edi Rama që unë nuk flas më për pandeminë se tani kjo çështje kaloi. Ndërkohë që rastet u 40-fishuan. U 50-fishuan Edi Rama u zhduk sërish. E njëjta gjë ndodhi me përmbytjet. Në momentet më të mëdha kritike ky zhduket. Kur situata duket sikur kalon pasi nuk ka kaluar asgjë, pasi qytetarëve që u goditën nga tërmeti. Qytetarëve që u goditën nga pandemia u shtuan dhe përmbytjet dhe hallet janë aty, ky del e shfaqet dhe bën 3 orë  propagandë.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për propagandë. Kanë nevojë për një qeverisje e një kryeministër që i rri punës të koka. Që kryen detyrën për të cilën paguhet e është mandatar. Të cilit i flet puna dhe nuk i flasin dënglat e propagandës. Pasi dënglat e propagandës shtojnë mjerimi, shtojnë hallet por shtojnë sigurisht dhe rrisnin pafundësisht të drejtën e qytetarëve që në 25 prill ta godasin fort, egër, propagandën dhe të votojnë qeverinë, njerëzit që punojnë e nuk bëjnë fjalë. Koha e llafeve , koha e propagandave komunisto- gëbelsiane ka mbaruar. Shqiptarët nuk kanë ndër mend dhe nuk duan më kurrë të përballen me mjerimin dhe propagandën e të rikthehen në kohën e tollonit të bukës si në prag të viteve 90 kur ata u detyruar të linin Shqipërinë.

Më një Edi Rama në krye të qeverisë, Shqipëria kthehet ashtu sikurse ka hyrë në rrugën negative të kthimit në atë mjerim të viteve 90. Por qytetarët e kanë marrë vendimin tyre dhe ky është vendim  pa kthim. 25 prillin të gjithë e presin me padurim sepse 25 prill do të votojnë për të shpëtiar Shqipërinë dhe për të shpëtuar veten.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat