Ilirjan Celibashi pret ambasadoren e SHBA: Sfida e KQZ, krijimi i bisedimit te integriteti i zgjedhjeve

Shqipëria

Ilirjan Celibashi pret ambasadoren e SHBA: Sfida e KQZ, krijimi i bisedimit te integriteti i zgjedhjeve

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:09
Foto gjatë takimit

Komisioneri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pritur sot në një takim Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Celibashi sëbashku me Nënkomisioneren, Lealba Pelinku kanë njohur kryediplomaten e SHBA me proceset e përgatitjes së zgjedhjeve të 25 prillit, duke filluar nga identifikimi biometrik, numërimi elektronik si dhe te masat për parandalimin e shitblerjes së votës.

Në një postim në Twitter, Ilirjan Celibashi bën të ditur se gjatë takimit u diskutua rreth: “Identifikimit biometrik, votimit elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim @USAmbAlbania  në takim e sotëm në KQZ.

Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat