Presidenti Meta tjetër mesazh për shpopullimin: E ndalon lufta ndaj varfërisë

Shqipëria

Presidenti Meta tjetër mesazh për shpopullimin: E ndalon lufta ndaj varfërisë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:13
Ilir Meta

Përmes një statusi në “Facebook”, presidenti Ilir Meta thekson se ndërsa borxhi për frymë rritet, ndërsa të ardhurat për frymë ulen.

Kreu i shtetit thekson se lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin e vendit, ndërkohë që i bashkëngjit postimit të tij edhe shifra të paraqitura përmes grafikëve.

“Ndërsa borxhi për frymë rritet, të ardhurat për frymë ulen. Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve! Lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin!”, shkruan Meta.

Sjellim në vëmendje që mesazhet për ndaljen e shpopullimit në vend dhe largimit veçanërisht të të rinjve kanë qenë në fokusin e presidentit gjatë javëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat