“Rikthimi i mësimit në auditore”, pedagogët- Ramës: Të vaksinohemi dhe ne

Shqipëria

“Rikthimi i mësimit në auditore”, pedagogët- Ramës: Të vaksinohemi dhe ne

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:55
Sandër Kovaçi

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve i ka drejtuar qeverisë Rama një kërkesë ku kërkojnë që stafi akademik të ketë përparësi në vaksinimin anticovid të popullatës, që të rikthehet mësimi në auditore.

“Kjo kërkesë në këtë kohë është e përshtatshme sepse shumica e studentëve e pedagogëve janë të mendimi se kthimi sa më herët të jetë e mundur në auditore është një domosdoshmëri,” tha Sandër Kovaçi, Kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve.

Sipas Kreut të sindikatës, procesi i vaksinimit është i mundur pasi janë më pak se 5 mijë pedagogë, gjysma prej tyre moshë më e riskuar për shkak të moshës.

Nëse mësimi do vijojë online edhe në semestrin e dytë në universitete, studentët do të diplomohen me mangësi të theksuara akademike.

“Nëse edhe ky simester mbyllet online, rezulton që 50 për qind e Bachelorit të këtij brezi të behët online. Ju e imagjinoni prapambetjen akademike dhe formimin profesional të tyre nëse ata nuk kthehen në auditore.”

Prej nisjes së vitit akademik 2020-2021 më 2 nëntor, studentët zhvillojnë vetëm mësim online, vendim ky i Komitetit Teknik të Ekspertëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat