Nis dhënia e pasaportave dhe kartave të identitetit në konsullatën shqiptare në Bari

Shqipëria

Nis dhënia e pasaportave dhe kartave të identitetit në konsullatën shqiptare në Bari

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:10
Gentiana Mburimi

Në Konsullatën Përgjithshme Shqiptare në Bari të Italisë, ka nisur sot shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të emigrantëve shqiptarë atje.

Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari, Gentiana Mburimi tregoi vendet në të cilat do të kryhet ky shërbim.

Ajo tha se ky shërbim do të ofrohet për të gjithë  qytetarët rezidentë në Rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrisë, Sicilisë dhe Sardenjës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat