Mehmeti: Darka e Dubait tregoi se rilindësit nuk e kanë frikë popullin

Shqipëria

Mehmeti: Darka e Dubait tregoi se rilindësit nuk e kanë frikë popullin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:38
Kim Mehmeti

Shkrimtari dhe analisti, Kim Mehmeti, i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, komentoi skandalin e darkës në Dubai. Ai tha se “darka në Dubai shpalosi atë që rilindësit janë drejtues që e hanë vendin e tyre”.

“E vetmja gjë që rritet në vend janë varrezat dhe kopshtet me hashash.

Ka burrështetas që e kanë frikë popullin e vet dhe ka burrështetas që nuk e kanë frikë popullin e tyre, siç janë rilindësit. Darka në Dubai tregoi se rilindësit nuk e kanë frikë popullin e tyre dhe kanë nën kontroll njerëzit që dalin publikisht,” tha Mehmeti.

“Shumë e lehtë është të analizosh kështu, por pyetja është si do dilet nga kjo situatë? Dalja ndodh kur opozita të sqarojë se timoni e tepsia nuk i jepet një personi që nuk di të drejtojë një makinë të thjeshtë, le më një popull.

Rama nuk i ka premtuar ndonjëherë popullit që do i sjellë ndonjë të mirë, por vetëm ka marrë timonin e tepsinë, që në sofrën e tij të ulen vetëm ata që zgjedh ai, që e shpallin atë Skënderbe”.

Duke komentuar marrëveshjen për Portin e Durrësit, Mehmeti tha: “Shqipëria është një projekt i mbarë shqiptarëve, ndaj ne duhet të na interesojë se çfarë ndodh me Portin e Durrësit”.

“Jo çdo investim është investim. Kemi sheikë që mund të blejnë të gjithë Shqipërinë dhe të thonë se do ndërtojmë një Shqipëri nga e para.

Prandaj duhet të jesh i kujdesshëm se çfarë i fsheh popullit. Për mua shtrohet pyetja pse nuk ndërtohet ai porti turistik në një vend tjetër, ku nuk ka asgjë tjetër për të ndërtuar? Edhe këtu ka diçka që nuk shkon.

Si mund të përkrahen të tillë pushtetarë që e shohin shtetin si kopshtin e shtëpisë së tyre ku mund të bëjnë çfarë të duan? Kjo është ajo që i ndodh Shqipërisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat