Zhupa nxjerr bllof propagandën e Veliajt: Flet për rininë, u ka dedikuar vetëm 0.07% të buxhetit

Shqipëria

Zhupa nxjerr bllof propagandën e Veliajt: Flet për rininë, u ka dedikuar vetëm 0.07% të buxhetit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:44
Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar shifrat reale se sa Erion Veliaj si kryetar Bashkie ka shpenzuar për rininë duke e nxjerrë bllof këtë të fundit. Sipas tabelave të publikuara nga Zhupa, Veliaj ka shpenzuar për rininë vetëm 0.07 përqind të buxhetit të Bashkisë së Tiranës.  

Rinia është e fundit në rradhë për prioritet e bashkisë por prap kjo nuk e bën të ndalet propaganda boshe me kaseta të gatshme. Rinia e lënë në harresë, pa asnjë plan dhe projekt për ta fuqizuar, për ta punësuar, për ta dëgjuar, Veliaj i do vetëm si background për të thënë fjalimet boshe.

Modeli që ju ofrua nga rilindja në qeveri dhe bashki ku: trafikanti, përdhunuesi ishin në krye të vendit, me poste drejtuese dhe qeverisëse; ku i padiplomuari me tesere partie drejton institucionet, ku varfëria u ul këmbëkryc në shtëpitë e tyre, ku një vend pune nuk gjendet, ku tarifat e shkollimit u rritën, ku kartat e studentit ofron bluze dhe tallava, i bëri që ata të ishin të zhgënjyerit e parë që braktisnin vendin dhe kërkonin azil ekonomik.

Nga 2014 e deri sot pa llogaritur ata që kanë ikur ilegalisht, të rinj nën 34 vjeç që kanë kërkuar azil ekonomik janë plot 139.995 persona.

Rinia është e zhgënjyer nga qeverisja e dështuar dhe ju ka parë se cfarë keni ofroni në këto 8 vjet në qeveri dhe 6 në bashki. Rinia do jetë në krye të ndryshimit në 25 prill, për të larguar ata që mendojnë vetëm për tu pasuruar vetë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat