Kostoja e Covid, Pampuri: Një çift të moshuarish me 150 mijë lekë të vjetra pension kanë shpenzuar 1.5 milionë lekë

Shqipëria

Kostoja e Covid, Pampuri: Një çift të moshuarish me 150 mijë lekë të vjetra pension kanë shpenzuar 1.5 milionë lekë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:53
Orjola Pampuri

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një kosto të jashtëzakonshme të xhepat e qytetarëve që janë prekur nga ky virus.

Ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri, e ftuar në Ora News tregoi se ka pasur takime të shumta me persona që e kanë fituar betejën me sëmundjen të cilët sipas saj kanë shpenzuar para të tepërta për kryerjen e analizave, të skanerëve, tamponëve, në spitalet private, pasi në institucionet shtetërore paraqiten vonesa.

Ajo madje solli shembullin e një çifti pensionistësh, të cilët ndonëse marrin pension rreth 150 mijë lekë të vjetra në muaj, kanë shpenzuar rreth 1 milionë e gjysmë lekë të vjetra, për të përballuar pasojat që i ka sjellë pandemia.

Pampuri: Kam vizituar prej ditësh me radhë persona që kanë kaluar COVID-in. Të them të drejtën kam parë një realitet komplet ndryshe nga ai që trumbeton Edi Rama në media. Që do të thotë të gjithë ata që janë kuruar, kanë marrë shërbim në kushte ambulatore dhe të gjithë shërbimin që kanë marrë nga mjekët. Të gjithë pjesën tjetër, analiza, skaner, tamponë, janë kryer në privat. Ne e kemi ngritur si problem, përgjigjet e tamponëve kanë vonesa për shkak të fluksit. Kur pensionistët thonë që marrin 150 mijë lekë të vjetra pension dhe kanë shpenzuar rreth 1 milionë e gjysmë të vjetra për të përballuar pasojat që i ka sjellë pandemia, është për të ardhur keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat