Dëbora ‘mbulon’ veriun e juglindjen, ARRSH informon mbi gjendjen e akseve në vend

Shqipëria

Dëbora ‘mbulon’ veriun e juglindjen, ARRSH informon mbi gjendjen e akseve në vend

Më: 16 janar 2021 Në ora: 10:24
Ilustrim

Temperaturat e ulëta janë prezente në vend prej disa ditësh, ndërsa në veri dhe juglindje të vendit nuk kanë munguar edhe reshjet e dëborës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në akset në vend po punohet për shpërndarjen e kripës dhe me mjete borëpastruese, për të bërë të mundur qarkullimin normal të automjeteve.

Ndërkohë rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.

Njoftimi:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme

Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat