“Nesër do vij për ceremoninë e martesës”/ Rama në Laç për rindërtimin: Për Krishtlindje e Vitin e Ri, qytetin s’do ta njohin

Shqipëria

“Nesër do vij për ceremoninë e martesës”/ Rama në Laç për rindërtimin: Për Krishtlindje e Vitin e Ri, qytetin s’do ta njohin

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:07
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Laç, ku u njoh nga afër me projektin për rindërtimin e zonës më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit në terren, Rama takoi dhe disa banorë të cilët i pyeti nëse e besonin tani që qyteti do rindërtohej.

Rama: Tani e besoni që do bëhet apo jo?

Qytetari: E kemi besuar që në fillim (qesh)

Rama: Jo mo lëre po a e besoni tani? Epo shyqyr, beso e kontrollo është kjo punë.

Ndërsa takoi një nga punonjësit e kompanisë turke, i quajtur Servet i cili tha se ka origjinë shqiptare, Rama i premtoi se të dielën do jetë i pranishëm në ceremoninë e martesës së tij.

“Servet? Do martojmë çunin këtu me gocë nga Kurbini. Kur i keni këto, do bëni ndonjë ceremoni apo? Nesër? Po do vij unë nesër këtu për ceremoninë, merr fund kjo punë”, tha Rama.

“E fejuam djalin e Servetit në Laç”, tha kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara.

“Jo more, qenka kryeveper, do e bejme lajm kete te Lacit”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat