Invalidin e braktisur nga Veliaj e ndihmon PD-ja, Ina Zhupa: Në 25 prill nis ndryshimi!

Shqipëria

Invalidin e braktisur nga Veliaj e ndihmon PD-ja, Ina Zhupa: Në 25 prill nis ndryshimi!

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:59
Ina Zhupa

Disa muaj më parë, zëdhënësja e PD Ina Zhupa denoncoi braktisjen nga qeveria dhe bashkia te qytetarit të Tiranës Shaqir Kasmi. Bashkia nuk iu përgjigj apelit të Shaqirit, por dega 8 e PD në Tiranë i ka mundësuar tani rindërtimin e shtëpisë dhe një jetesë në kushte normale.

Shaqir Kasmi, me këmbë të prerë dhe që jeton i vetëm, tregoi me lot në sy vështirësitë për të mbijetuar. “Më përjashtuan nga rindërtimi, më falsifikuan firmën, më kërkojnë të shkoj nëpër zyra, kur unë e kam këmbën e prerë dhe nuk lëviz dot.” Për këtë arsye ai nuk merr dot as kempin. Bashkia nuk e ka ndihmuar, megjithëse është në dijeni të gjendjes së tij. “Nuk kam marrë asnjë qindarkë. Jetoj me ndihmat e shokëve, sepse të afërm nuk kam. Nuk i ndjek dot zyrat me një këmbë”.

Ina Zhupa e siguroi Shaqirin se gjithçka do të ndryshojë pas 25 prillit.

 “Çdo shqiptar duhet ta dijë që pas 25 prillit fillon një qeverisje e re, një qeverisje që do të kujdeset për të pamundurit, për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë vetë në zyrat e shtetit, për ata që nuk kanë mundësi të shtyjnë muajin duke i dhënë gjiçka që i takon dhe shtetit që i takon kujdestar i interesave të tyre dhe jo kujdestar i një grupi njerëzish, oligarkësh duke ngrënë  darka e dreka në Dubai, ndërkohë që ju nuk keni me çfarë të shtyni muajin nëse nuk ju ndihmojnë fqinjë dhe bamirës që të kaloni këtë gjendje. Ke mbështetjen tonë për çdo gjë që të duhet dhe ne do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për të të ndihmuar” tha Ina Zhupa. ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat