KPK duhet të kontrollojë edhe 400 magjistratë deri në 2022

Shqipëria

KPK duhet të kontrollojë edhe 400 magjistratë deri në 2022

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:15
KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi përgjegjës që bën rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të të ashtë quajturit “Vetting” po i afrohet fundit të mandatit ndërkohë që në skaner ka mbetur pa kaluar më shumë se gjysma e gjyqtarëve e prokurorëve në vend.

Sipas të dhënave zyrtare KPK-së deri në 15 dhjetor të vitit 2021 janë dhënë gjithsej 332 vendime, pra më pak se gjysma e subjekteve që duhet të kontrollohen, të cilët në total janë 820 magjistratë.

Në këtë vonesë krahas hetimit të ngadalshëm nga ana e komisionerëve, që u duhet të bëjnë verifikime në shumë institucione, kanë ndikuar edhe tërmeti si dhe pezullimi i punës për shkak të pandemisë.

Mandati i komisionit në Kushtetutë i KPK-së është 5-vjeçar që i takon të përfundojë në qershor të vitit 2022, dhe me këto ritme duket e pamundur që brenda këtij afati të përfundojë i gjithë procesi.

Nuk dihet nëse nga ana e ligjvënësve do të kërkohet zgjatja e afatit të komisionit, apo vettingun për pjesën e mbetur do ta kryejnë dy këshillat ai Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilët kanë në përbërje gjyqtarë dhe prokurorëve.

Fati i këtij procesi do të përcaktohet edhe nga vendimi që do të japë Gjykata Evropiane, për të Drejtat e Njeriut, pasi gjyqtarët dhe prokurorëve që janë shkarkuar nga detyra po bëjnë ankime në ketë gjykatë.

Subjektet kanë pretenduar për një proces të parregullt pasi KPK-ja nga 3 elementët që ka pasur në objekt të sajin për të shqyrtuar i ka kushtuar më shumë rëndësi kriterit të pasurisë duke sjelle më shumë aludime rreth procesit të vlerësimit.

Deri tani KPK-ja ka konfirmuar në detyrë 137 magjistratë e 119 magjistratë janë shkarkuar nga detyra 48 vendime janë dhënë për ndërprerje të procesit të vettngut. ndërsa 8 vendime për pushim te procesit dhe 2 vendime për pezullim nga detyra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat