Koronavirusi: Po infektohen të rinjtë, po rriten rastet mes 15 – 24 vjeç

Shqipëria

Koronavirusi: Po infektohen të rinjtë, po rriten rastet mes 15 – 24 vjeç

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:35
Shqipëri

Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson një rritje të incidencës dy javore të infektuarve me covid-19, kjo ndikuar dhe nga festat e fundvitit. Raportohet për 217 raste të reja për 100 mijë banorë.

Ajo cfarë vihet re është se po infektohen më shumë të rinjtë të moshës 15- 24 vjeç, një fakt që nuk ka ekzistuar gjatë gjithë kohës së covidit.

Një fakt të tillë e bëri të ditur doktoresh Silva Bino, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik.

“Dua të them që vihet re një rritje rastesh në grup moshën 15-24 vjeç, grupmoshë kjo që ka patur qëndrueshmëri gjatë kësaj kohe dhe vihet re kjo rritje  në këto javët e fundit . Dhe që është karakteristikë në këtë periudhë sepse gjatë gjithë kohës së Covidit, ne nuk kemi patur një rritje të theksuar të kësaj grupmoshe. Pavarësisht kësaj që vëmë re edhe nga grup moshat e tjera kjo ndoshta lidhet me shume faktorë ndoshta edhe me grumbullimin e festave të fundvitit familjare etj që ata mund të kenë pasur”

Prandaj Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që mësimi në Universitete të vijojë online.

“Na kërkon një kujdes. Eshtë një grup moshë që frekuenton edhe universitetet edhe shkollat e mesme në këtë mënyrë këto masa do të ndikojnë që kjo rritje të mos vazhdojë dhe të kemi në një farë mënyre atë qëndrueshmëri që kemi pasur më përpara” u shpreh Bino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat