Acari pushtoi Shqipërinë, meteorologët zbulojnë kur pritet përmirësimi i motit

Shqipëria

Acari pushtoi Shqipërinë, meteorologët zbulojnë kur pritet përmirësimi i motit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Prej ditësh, moti në vendin tonë vijon të jetë i ftohtë, me temperatura në minus. Temperatura më e ulët që është parashikuar për nesër shkon në -15 gradë.

Meteorologu Hakil Osmani, në një intervistë për “abcnews” shprehet se ky i ftohtë ka ardhur si pasojë e ndikimit të stuhisë “Filomena”, duke sjellë temperatura që vlerësohen deri në 10 gradë më të ulëta se normalja.

“Këto temperatura nuk janë normale pasi stuhia “Filomena” ka sjellë vlera shumë më të ulëta në territorin shqiptar.

Në Ultësirën Perëndimore kemi vlera negative gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit në territorin shqiptar. Sa i përket të hënës, pritet që këto vlera termike pritet të jenë prezente”, shprehet ai. Kjo situatë do të vijojë edhe për pak ditë.

Sipas tij, përmirësimi i motit pritet vetëm pas të mërkurës.

“Duke qenë se kemi tërheqje të masave ajrore të acarta që i kemi përjetuar gjatë stuhisë “Filomena”, kemi ardhjen e masave të ngrohta nga Mesdheu duke bërë që të kemi edhe reshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat