Basha: I turpshëm sulmi i ‘Tires’ së qeverisë! 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja

Shqipëria

Basha: I turpshëm sulmi i ‘Tires’ së qeverisë! 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:10
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas notës së protestës që Ambasada e Francës i ka dërguar minsitrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Duke e etiketuar kryeministrin Rama me emrin e “Tires”, Basha thotë se është e turpshme që kryeministri sulmon BE për dështimet e tij.

Në një status në Facebook, Basha shkruan se “Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij”

“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat