Mjeku Sulçebe tregon pse duhet bërë vaksina tek personat që e kanë kaluar Covidin

Shqipëria

Mjeku Sulçebe tregon pse duhet bërë vaksina tek personat që e kanë kaluar Covidin

Më: 16 janar 2021 Në ora: 18:54
Genc Sulçebe

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe deklaroi se një person që e ka kaluar koronavirusin, ka krijuar antitrupa, dhe është i mbrojtur edhe pa u vaksinuar.

Por mjeku rekomandoi se vaksinimi duhet bërë nga të gjithë me qëllim që të arrihet imunizimi i tufës.

 “Duhet të imunizohen edhe ata që e kanë kaluar virusin, për të arritur imunitetin e tufës. Nëse një njeri e ka kaluar virusin dhe ka krijuar antitrupa, është mirë ta vaksinojmë, pasi kemi nevojë të imunizojmë sa më shumë njerëz”, tha mjeku Sulçebe në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Sipas Sulçebe tek një person që ka kaluar Covidin, antitrupat fillojnë të pakësohen pas 3-4 muajsh, por pavarësisht kësaj, imuniteti vazhdon të jetë.

“Antitrupat pas 3-4 muajsh pakësohen, edhe mund të zhduken. Te disa njerëz ata mund të rrinë edhe 8 muaj. Antitrupat dhe sasia e tyre është vetëm një tregues i imunitetit ndaj virusit. Edhe nëse ne e kemi kaluar infeksionin, edhe nëse antitrupat mund të jenë pakësuar apo zhdukur, imuniteti vazhdon të jetë dhe ne nuk sëmuremi më si më parë. Riinfeksionet janë shumë të rralla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat