Bamir Topi sulmon Edi Ramën: Kam 60 vjet tifoz, nuk më solli ftesë për inaugurimin e ‘Air Albania’

Shqipëria

Bamir Topi sulmon Edi Ramën: Kam 60 vjet tifoz, nuk më solli ftesë për inaugurimin e ‘Air Albania’

Më: 16 janar 2021 Në ora: 21:06
Edi Rama dhe Bamir Topi

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi kritikoi kryeministrin Edi Rama për faktin se nuk i dha ftesë për të marrë pjesë në inagurimin e stadiumit “Air Albania” në nëntor të vitit 2019.
I ftuar në emisionin “Paso” në “Top Albania Radio”, ish-kreu i shtetit theksoi se ka kontribuar maksimalisht në futbollin shqiptar dhe është tifoz i madh i futbollit prej 60 vitesh dhe për kontributet e dhëna, meritonte të ftohej në ceremoninë e përurimit të stadiumit “Air Albania”.

“Unë duke e njohur shumë mirë jetën e sportit, sportiviteti të bën që të jesh vetëm objektiv, nuk mund të jesh subjektiv. Unë kam sjellë në tribunën e stadiumit njerëz që nuk kishin shkelur ndonjëherë në stadium. Duke i mbrojtur me autoritetin tim, personalitetin tim, tek e fundit u kam nxjerrë fobitë.

Në momentin që inagurohet ‘Air Albania Stadium’, ish-Presidenti i Republikës që shkonte në çdo ndeshje, ka qënë edhe Presidenti i Tiranës që njihet edhe si njeri i sportit, e ka tërhequr  z.Rama në tribunën e stadiumit, kur ishte Kryetar Bashkie dhe kishte fobi nga tifozët e Tiranës dhe i kam dhënë leksione se si mund të harmonizoheshin gjërat, nuk i çon ftesë ish-Presidentit të Republikës. Problemi është që gabime të tilla veshin njerëz që nuk kanë ndonjë lidhje organike me sportin”, deklaroi ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat