'Do helmohem…’/ Arrestohet njerku 40-vjeçar që përdhunoi të miturën, ballafaqimi me gruan

Shqipëria

'Do helmohem…’/ Arrestohet njerku 40-vjeçar që përdhunoi të miturën, ballafaqimi me gruan

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:29
Foto Ilustrim

Pas rastit të rëndë të denoncuar, 40-vjecari Elidon Xhaferri, fillimisht nuk e ka pranuar para gruas se ka abuzuar seksualisht me vajzën e saj.

Siç thuhet në dosjen e gjykatës që ka siguruar media, ai ka kërkuar ballafaqim me të miturën dhe pasi ajo ka treguar gjithçka, i ka rrëfyer se kanë qenë vetëm dy raste të ngacmimit seksual.

“Pasi ka marrë vesh nga vajza e saj në lidhje me faktin e abuzimit nga ana e bashkëshortit** deklaruesja pohon se e ka pyetur këtë të fundit. Ai nuk e ka pranuar fillimisht se ka kryer marrëdhenie seksuale me vajzën*** por ka kërkuar ballafaqim.

Në momentin që vajza ka ardhur dhe e ka akuzuar në prezencë të saj që ai kishte dy vjet që abuzonte sekualisht me të duke kryer marrëdhenie seksuale*** deklaruesja pohon se përgjigjja e bashkëshortit të saj ishte se ka ndodhur dy herë** por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme”, thuhet në dosjen e gjykatës.

Ndërsa është shokuar kur ka marrë vesh këtë që ndodhte me të bijën jashtë syrit të saj, nëna e vajzës i ka kërkuar burrit të dalë nga jeta e tyre përfundimisht. Por ai është justifikuar se abuzimi ka ndodhur pa vetëdijen e tij dhe ka kërcënuar se do të vriste veten.

“Deklaruesja pohon se ka qenë e shokuar dhe i ka kërkuar të largohet përfundimisht nga jetët e tyre. Ai ka thënë se do të vrasë veten dhe më pas është larguar. Të nesërmen e ka takuar përsëri dhe i ka thënë se nuk mund të jetojë pa ata dhe i ka treguar se nëse nuk do ktheheshin bashkë ai do të pinte një ilaç dhe të helmohej. Pas kësaj** deklaruesja ka shoqëruar vajzën për të bërë kallëzim në polici“, thuhet në dosjen e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat