Tentuan të grabisnin dyqanin e celularëve, plas sherri mes policit dhe autorëve

Shqipëria

Tentuan të grabisnin dyqanin e celularëve, plas sherri mes policit dhe autorëve

Më: 17 janar 2021 Në ora: 09:43
Foto Ilustrim

Një polic dhe tre grabitës janë përplasur fizikisht mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ku po tentohej vjedhja e një dyqani celularësh.

Punonjësi i policisë ka pikasur grabitjen dhe për pasojë u konfrontua fizikisht me tre autorët, të cilët janë shpallur në kërkim, por nuk ia doli ti ndalonte.

Teksa po largoheshin, ata goditën mjetin privat të efektivit me mjetin e tyre.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat