Stuhia Filomena ka goditur vendin. Kur pritet të marrin fund ditët e ftohta?

Shqipëria

Stuhia Filomena ka goditur vendin. Kur pritet të marrin fund ditët e ftohta?

Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:23
Ilustrim

Stuhia Filomena ka goditur edhe vendin tonë, ku prej disa ditësh po përjetojmë temperatura të ulta dhe po ndjejmë dimrin e vërtetë. Por sa do të vazhdojnë të na shoqërojnë ditët e ftohta? Sipas Meteoalb, ashtu si dita e sotme edhe ajo e nesërme do të jetë gjithashtu me një mot të ftohtë e temperatura të ulëta.

Madje, në zonat malore termometri do të shënojë deri -14 gradë celcius.

Megjithatë, nga e mërkura kushtet atmosferike do të kenë një përmirësim, pasi pritet një rritje temperaturash.

“Temperaturat në zonat malore pritet të jenë të ulëta, deri minus 14 gradë. Nga e mërkura pritet të ketë një përmirësim, kur edhe do të nisë një dimër normal e jo me temperaturat e tanishme të ftohta. Moti i ftohtë vjen si pasojë e stuhisë Filomena, që ka goditur vendin”, -thuhet në parashikimin e Meteoalb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat