Negociatat e Bashës me aleatët, “ngërç” me Idrizin dhe Mediun

Shqipëria

Negociatat e Bashës me aleatët, “ngërç” me Idrizin dhe Mediun

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:51
Lulzim Basha

Deri më tani Lulzim Basha,  ka arritur një marrëveshje me Agron Dukën,  ndërsa ende nuk ka zyrtarizuar detajet me  Dashamir Shehin,  Nard Ndokën e Vangjel  Dulen. Ndërkohë që pjesa më e vështirë e bisedimeve është ajo me Fatmir Mediun e Shpëtim Idrizin të cilët kërkojnë më shumë se një pozicion në zonën e sigurtë të kandidatëve për deputet të PD.  

Përveç marrëveshjes me aleatët, Basha pritet të mbyllë edhe drejtuesit politik në 12 qarqet e vendit. Sot ai shpalli  ish deputetin  Mark Marku  si drejtues të qarkut të Lezhës.  Ky është rikthim i Markut si kandidat për deputet në qarkun që ai ka përfaqësuar në Parlament gjatë viteve 2009-2013.

Në 2013 Marku u la jashtë listës së kandidatëve për deputet nga Sali Berisha për shkak të kritikave të tij të forta ndaj Partisë Demokratike.  

Por Mark Marku ishte një prej 5 figurave të Komisionit të Vlerësimit, të cilët kaluan në sitë gjithë emrat e atyre që do të përbejnë listën për deputet të Partisë Demokratike.

Bashës i duhet të zyrtarizojë edhe 6 emra drejtuesish qarqesh:  Kukësin, Dibrën, Korçën, Gjirokastrën dhe Beratit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat