Nis sesioni i ri parlamentar, Ruçi: Thirrje KQZ-së të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve

Shqipëria

Nis sesioni i ri parlamentar, Ruçi: Thirrje KQZ-së të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:42
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Sot nisi sesioni i ri parlamentar dhe u hap nga kreu i Kuvendit,  Gramoz Ruçi. Ai i bëri thirrje KQZ–së që të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve.

“I bëj thirrje KQZ të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve. Gjatë sesionit të kaluar KE shpalli vendimin për çeljen e negociatave, ishte një sukses i merituar. Arritjet e kësaj legjistrature marrin një vlerë të madhe , do të përshëndesja opozitën parlamentare për shërbimin e saj ndaj vendit. Respekti kushtetues për opozitën u plotësua nga dora e zgjatur për bashkëpunimin me opozitën jashtëparlamentare. Kuvendi i krijoi mundësi opozitës e cila kishte braktisur sistemin dhe respektoi opozitën,  jo të sillej rrugëve por t’u shërbente institucioneve. Procesi politikbërës vazhdon të jetë i ndikuar. Rroli kontrollues i kuvendit në çështjet e integrimit është shtuar, komisioni dhe këshillimi kombëtar i integrimit evropian. Komisioni ka miratuar 6 projektligje dhe propozuar 40 amendamente,  30 më shumë me qëllim përafrimin me standardet e BE-së”, tha Ruçi.

Fjala e plotë e kreut të Kuvendit,Gramoz Ruçi:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë, Të nderuar kolege e kolegë deputetë, Sot Kuvendi i Shqipërisë fillon sesionin e ri parlamentar, sesioni i fundit i legjislaturës.
Në nisje të këtij sesioni, më lejoni të them dy fjalë për legjislaturën, sesionin e kaluar dhe sesionin e ri qëpo nisim.
I.
Në seancën e parë plenare të legjislatures, u zotuam të bëjmë ligje për thellimin e reformave të mëdha të jetës ekonomike e politiketë vendit, në rradhë të parë reformës zgjedhore e reformës në drejtësi.
Për ta bërë Shqipërinëtë fortë ekonomikisht e politikisht, një partnere më të denjë të aleatëve tanë të mëdhenj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe botës së qytetëruar.
Sot mund të pohojmë se përgjithësisht këto premtime janë realizuar.
Ky fakt merr një vlerë më të madhe nëse mbajmë parasysh që, përveç vështirësive të zakonshme, vendi po përballet me dy pengesa të mëdha: goditja e tërmetit të 26 nëntorit dhe kufizimet prej pandemisë.
Gjatë sesionit të kaluar, ne realizuam tre objektiva madhorë:bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese si një hap vendimtar i reformës në drejtësi; kryerjen e reformës zgjedhore; dhe marrjen e vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave. Kuvendi ka meritën e padiskutueshme në këto tre arritje.
Në fillim të sesionit që kaloi, duke pasur edhe mbështetjen tuaj, deklarova se me hir apo me pahir, Gjykata Kushtetuese do të miratohet brenda sesionit dhe gjyqtarët kushtetues do tëfillojnë nga puna më 1 janar 2021.
Dhe ja ku jemi sot. Gjykata Kushtetuese është funksionale, me 7 anëtarë dhe me kuorumin e nevojshëm për vendim-marrje.
Makineria e qeverisjes së sistemit të drejtësisëështë pothuajse plotësisht nëfunksion, duke pasur parasysh që Gjykata e Lartë, edhe pse në proces plotësimi, është sot në punë. Me këtë rast, në emër të Kuvendit, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të përfshira në plotësimin e Gjykatës së Lartë të përshpejtojnë ritmet për plotësimin e këtij organi të rëndësishëm të sistemit.
Miratimi i paketës ligjore të reformës në drejtësi nga legjislatura e kaluar ishte një proces i vështirë. Por ndërtimi i organeve të reja të qeverisjes së sistemit ështëdisafish më i vështirë sepse këtu bëhen betejat ligjore dhe morale për ndërtimin e sistemit. Sukseset për ndërtimin e këtyre organeve i dhanë legjislatures kredenciale tëmerituara.
Në kryerjen e reformës në drejtësi, në raste të caktuara ne u detyruam të ecim ngadalë, por kurrë nuk pranuam të ndalojmë, të ktheheshim prapa jo e jo.
Vendosmëria jonë për ta fituar këtë betejë, mposhti çdo rezistencë, kapërceu çdo pengesë.
Tashmë sistemi ka filluar të japë drejtësi dhe jo të shesë vendime gjyqësore, siç ka ndodhur rëndom për tre dekada. Tregu informal i sistemit të drejtësisë po zëvëndësohet nga një sistem me integritet, në shërbim të Republikës dhe qytetarëve. Duke ndërtuar këtë sistem, ne po realizojmë të drejtën e shqiptarëve për drejtësi.
Në fillim të sesionit të kaluar, premtova se reforma zgjedhore do të miratohet.
Dhe ja ku jemi sot. Shqipëria ka një Kod Zgjedhor të ri, institucione dhe infrastrukturë zgjedhore të re dhe po shkon drejt zgjedhjeve të 25 prillit, drejt një gare zgjedhore me kushte dhe akses të barabartë.
Nëkëto zgjedhje, për herë të parë, mundësohet që emigrantët shqiptarë të votojnë nga vendet ku janë, duke e lidhur edhe më fort Diasporën me zhvillimet politike dhe kontributet për të ardhmen e vendit.U bëj thirrje KQZ-së të hartojë procedura sa më praktikë e fleksible për realizimin e këtij procesi dhe emigrantëve ta shfrytëzojnëmaksimalisht këtë mundësi e të kontribojnë për të ardhmen e Shqipërisë.
Kjo legjislaturë, sidomos sesioni që kaloi, do të mbahet mend edhe për një arritje tjetër, për të cilën Kuvendi ka kontribut të pazëvëndësueshëm: Më 26 mars 2020, Këshilli Europian miratoi vendimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ky ishte një sukses i merituar për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe një arritje për BE-në sepse hapet drejt një rajoni me rrënjë e aspirata europiane dhe zgjeron kufijtë e vet politikë drejt atyre gjeografikë e kulturorë. Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një njollë në hartën politike të Europës sepse është një mozaik i pasur në hartën kulturore të saj.
II.
Të nderuar kolegë,
Arritjet e kësaj legjislature si edhe të sesionit që kaloi marrin një vlerë më të madhe nëse mbajmë parasysh rrethanat e vështira në të cilat u detyrua të punojë Kuvendi, pas braktisjes së mandateve dhe përgjegjësive parlamentare nga opozita.
Kjo sfidë e vuri Kuvendin, Shqipërinë dhe sistemin politik në një situatë të paprecedentë.
Por pikërisht në ato momente tëvështira, vetëdija kombëtare e politike e 48 grave dhe burrave patriotë, vuri në vend gjithshka.
Sot përshëndes opozitën parlamentare për shërbimin që i bëri Shqipërisë dhe Kushtetutës.
Kam ndjekur me vëmendje debatet midis opozitës dhe shumicës, te cilat shpesh e kanë kaluar etikën. Por debatet që kemi bërë dhe ato që do të vazhdojnë gjatë këtij sesioni, shëndoshin veprimtarinë parlamentare.
Në rrethanat e krijuara, Kuvendi nuk u mjaftua me legjitimitetin e ekzistencës, funksioneve dhe vendimeve të tij.
Respekti kushtetues për opozitën parlamentare u plotësua nga dora e zgjatur për bashkëpunim me opozitën jashtëparlamentare.
Kuvendi pranoi që, ashtu si djali plangprishës u kthye në familje, opozita jashtë-parlamentare të kthehej në shtëpinë e shqiptarëve, të pranohej në vendim-marrjen parlamentare dhe tëinstitucioneve, të cilat kishte nisur t’i gjuante me gurë.
Kuvendi i krijoi mundësi opozitës që kishte braktisur sistemin tëbashkëpunonte për reformat, dhe respektoi qytetarët, qëe kishin votuar opozitën jo të sillej rrugëve, por të kontribonte në institucione per interesin publik.
III.
Procesi i ligjërjes është ndikuar dhe do të vazhdojë të ndikohet nga situata e pandemisë së COVID-19 dhe nevoja për mbrojtjen e shëndetit publik.
Veprimtaria ligjvënëse është bazuar në përparësitë e Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të Këshillit Europian për fillimin e negociatave.
Roli kontrollues i Kuvendit në çështjet e integrimit është forcuar, përmes përdorimit më të shpeshtë e më cilësor të instrumenteve të kontrollit parlamentar të procesit.
Komisioni dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian kanë luajtur një rol kyç për monitorimin e reformave dhe plotësimin e rekomandimeve në kuadër të integrimit.
Komisioni për Integrimin ka miratuar 6 projektligje me përafrim ose 1 projektligj më shumë krahasuar me periudhën shtator-dhjetor 2019, ka propozuar 48 amendamente ose 30 amendamente me shumë, me qëllim përafrimin e tyre me standartet e BE-së.
Kuvendi hartoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna për Kuvendin në Raportin 2020 të Komisionit Europian për Shqipërinë, me 5 objektivapër periudhën tetor 2020-tetor 2021 dhe 38 masa e 6 nënmasa për realizimin e tyre.
Gjatë sesionit të kaluar, Byroja e Kuvendit miratoi për herë të parë Planin Strategjik, i cili përcakton prioritetet e zhvillimit të Kuvendit për periudhën 2020-2025.
Gjatë këtij sesioni u depozituan 72 nisma ligjvënëse, 48 prej të cilave ose 66% nga Këshilli i Ministrave dhe 24ose 34% nga deputetë.
Gjatë sesionit të kaluar miratuam 98 akte nga të cilat 54 ligje, 42 vendime, 2 rezoluta. 40 nga 54 ligje ishin nisma të Këshillit të Ministrave dhe 14 nisma të deputetëve.
Me konsensus u miratuan 40 ligje, me shumicë të thjeshtë 36; me shumicë absolute 13; me shumicë të cilësuar 5. Është fakt domethënës që shumica e akteve ligjore, sidomos ato që lidheshin me përballimin e pandemisë, u miratuan me konsensus.
Nga 425diskutimet, 226 ishin të opozitës dhe 199 të shumicës, çka tregon aksesin e madh të opozitës në debatin parlamentar.
Nga 36 kërkesa për informacion, 28 janë kërkuar nga deputetë të opozitës.
Gjatë sesionit që kaloi zhvilluam 9 interpelanca me anëtarë të Qeverise, instrumentqëu shfrytëzua përgjithësisht nga deputetët e opozitës.
Kuvendi miratoi dy rezoluta: Rezolutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin e masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i BE” dhe Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”.
Më23 tetor 2020, Kuvendi bashkë-organizoi Forumin Ballkanik kundër Antisemitizimit, ku morën pjesë personalitete të larta botërore, si Sekretari i Shtetit Pompeo, Presidenti i Parlamentit Europian Sassoli dhe kryetarët e parlamenteve të rajonit.
Forumi, i paraprirë nga miratimi i Rezolutës, ishte një moment historik qe e bëri Shqipërinë lider ballkanik në luftën globale kundër urrejtjes e diskriminimit të hebrenjve.
Gjatë sesionit të kaluar komisionet shqyrtuan 161 akte ligjore, nga të cilat 132 projektligje, 7 akte normative, 13 projekt-vendime,9 dekrete, dhe shqyrtuan 477 amendamente, 365 prej të cilaveu miratuan në seancë plenare.
Pavarësisht funksionimit në distancë, mbledhjet u zhvilluan të hapura.
Komisionet zhvilluan 79 seanca dëgjimore: 59 për procesin legjislativ, 15 për kontrollin parlamentar dhe 5 për funksionin zgjedhës, si edhe21 veprimtari jashtë Kuvendit, duke i dhënë përparësi veprimtarisë nëterritor, pranë qytetarëve e institucioneve.
Veprimtarite parlamentareu realizuan nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës. Edhe pse nën kufizimet e pandemisë, Kuvendi ka rritur cilësinë e pjesëmarrjes së publikut, grupeve të interesit dhe ka angazhuar më shumë shoqërinë civile në vendimmarrje, duke respektuar parimet e transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut.
Zëri i të qeverisurve është një pasuri e madhe e degës legjislative dhe ekzekutive.
Për të zgjeruar procesin, në faqen e Kuvenditështëhapur“Platforma e Konsultimit Publik” të projekt-akteve ligjore.
Gjithkush ka mundësi të kontribojë në ligjbërje e kontroll parlamentar, pa qënë prezent në mbledhjet e komisioneve. Kjo është një mundësi e gjerë që u krijohet qytetarëve dhe ekspertëve dhe qëdëshiroj të shfrytëzohet maksimalisht prej tyre.
Akti që hapi siparin e kësaj platforme për një koincidencë të bukur ishte projektligji “Për rregjistrimin e organizatave jofitimprurëse”.
Deputetët, sidomos deputetët e opozitës, janë asistuar prej shërbimeve të Kuvendit për komunikim me publikun, median dhe qytetarët, nëpërmjet më shumë se 30 konferencave për shtyp.
Kuvendi ka përdorur intrumentet e kontrollit parlamentar që i mundëson Kushetuta, përmonitorimin sistematik të zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj drejtuar Qeverisë dhe agjencive të saj”. Ministri i ngarkuar për marrëdhëniet me Kuvendin raportoi për zbatimin e këtyre rekomandimeve.
Për herë të parë në raportin e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit, GRECO, një organizëm i rëndësishëm i Këshillit të Europës, janë dhënë vlerësime maksimale për fuqizimin e kontrollit parlamentar, duke theksuar funksionimin e mekanizmit ndërinsitucional si dhe krijimin e Platformës Ndërinstitucionale Onllain, element i rëndësishëm i marrëdhënieve mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura për kontrollin e ekzekutivit.
IV.
Të nderuar kolegë,
Sesioni që nisim sot është sesioni i fundit i kësaj legjislature dhe do të jetë i shkurtër. Megjithatë, gjatë këtij sesioni kemi disa objektiva të rëndësishme për të arritur. Midis tyre, dëshiroj të përmend:
1.Zbatimi i Planit të Veprimit të Kuvendit për jetërsimin e rekomandimeve për degën legjislative në Raportin 2020 të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe fuqizimi i rolit rolit mbikëqyrës të Kuvendit në çështjet e integrimit europian.
2. Shtimi e plotësimii listës së kanditatëve zëvëndësues të institucioneve të vetingut. Për realizimin e këtij objektivi, do të ringremë komisionete posaçme parlamentare për zgjedhjen e kanditateve, sipas listës së vitit 2017.
3. Rritja e transparencës parlamentare, nëpërmjet përfshirjes sa më të madhe të medias, shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe publikut në procesin legjislativ, kontrollin parlamentar dhe aktivitete të tjera parlamentare.
4. Standardizimi i procedurave të kontrollit parlamentar dhe intensifikimi i përdorimit të të gjithë mekanizmave të kontrollit, të parashikuara në rregulloren e Kuvendit, me qëllim përfaqësimin sa më mirë të zgjedhësve dhe rritjen e llogaridhënies ndaj publikut. Kjo do të realizohet nëpërmjet miratimit të Manualit të Mbikëqyrjes Parlamentare.
5.Përmirësimi i funksionimit të veprimtarive parlamentare, nëpërmjet vënies në eficence të plotë të sistemit të qëndërzuar kompjuterik dhe sistemit Audio-Video.
6. Fillimi i punës për ngritjen e Institutit Parlamentar, si një shërbim i ri modernizues i Kuvendit, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokrat të Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e Qeverise së Zvicrës.
Punë të mbarë sesionit të ri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat