Vaksinimi kundër COVID/ Kryeministri Rama tregon tre skenarët: Më ambiciozi është ai i…

Shqipëria

Vaksinimi kundër COVID/ Kryeministri Rama tregon tre skenarët: Më ambiciozi është ai i…

Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:48
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë tre skenarë për vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit.

Gjatë fjalës në Parlament, Rama tha se skenari më ambicioz është ai për 14 muaj.

"Kemi tre skenarë për vaksinën:

Skenari parë: Vaksinimi i të gjitha moshave që përfshihen në planin e vaksinimit brenda 14 muajsh

Skenari tjetër, ka axhendë 18 mujore,

Skenari tretë ka axhendë 24 mujore

Do bëjmë gjithçka të shkojmë sipas skenarit më ambicioz, dhe me votimin sot në Kuvend hapet rruga për të marrë sipas marrëveshjes së dakordësuar në parim që e kam bërë dhe publike dhe kam thënë se doza e parë do të vijë brenda janarit, dhe mundësisht brenda javës së tretë. Dhe pastaj shkallë shkallë do të marrim të gjithë sasinë e dakordësuar, e që mund të porosisim një sasi tjetër, apo sasi të tjera, gjë që e kemi garantuar me marrëveshjen që është firmosur nga të dyja palët e që Kuvendi do ta ratifikojë,” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat