Pas ngricës vjen shiu/ Temperaturat do të rriten në ditët në vijim

Shqipëria

Pas ngricës vjen shiu/ Temperaturat do të rriten në ditët në vijim

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Moti i acartë që ka mbërthyer vendin tonë prej ditësh do të vijojë dhe këtë fillim jave, ku temperaturat sot kanë shënuar edhe -12 gradë.

Por temperaturat fillojnë rriten gradualisht duke filluar nga nesër, 19 janar, në mesditë, por rritje të ndjeshme sjell e mërkura dhe e enjtja duke ngjitur termometrin në vlera tipike të janarit.

Mesi i javës sjell rritje temperaturash, por edhe vranësira.

E enjtja dhe fundjava sjellin reshje në vend. Kryesisht shi dhe pak dëborë.

Temperaturat sot janë -12 dhe 6 gradë, ndërsa pas të enjtes do jenë -4 deri në 12 apo 13 gradë.

Reshjet do jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Do jenë 2-3 ditë me reshje të bollshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat