Përplasen automjetet në Tiranë, tre të lënduar, mes tyre edhe të mitur

Shqipëria

Përplasen automjetet në Tiranë, tre të lënduar, mes tyre edhe të mitur

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Pasditen e sotme dy automjete janë përplasur në kryeqytet . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, ndërsa për pasojë mësohet se të lënduar lehtë kanë mbetur tre persona. Pasagjerë në një nga automjetet e përfshira ndodheshin edhe dy të mitur M.H dhe G.H.

Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues ​ A. Ç me ​​mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat